Postuar më: 14 Shkurt 2017

Informacion mbi nënshkrimin elektronik për qytetarë


Të gjithë qytetarët që janë të interesuar të aplikojnë për leje ndërtimi përmes sistemit elektronik të lejeve mund të identifikohen në portalin e-Albania si dhe të nënshkruajnë elektronikisht formularin e kërkesës për leje ndërtimi nëpërmjet Kartës së Identitetit.

Për të përdorur shërbimet elektronike nëpërmjet kësaj mënyre identifikimi, zotëruesi i Kartës së Identitetit duhet të aktivizojë kartën e tij të Identitetit.

Kompania ‘Aleat’ ofron shërbimin e aktivizimit të Kartës së Identitetit në çdo pikë të shërbimit ‘Aleat’ në të gjithë Shqipërinë. Pasi të jetë bërë aktivizimi, për të përdorur elektronikisht kartën tuaj të identitetit, juve ju nevojitet një lexues karte. Lexuesi i kartës lejon që kompjuteri të komunikojë me mikroçipin në Kartën tuaj të Identitetit.

Manual për hapat e nënshkrimit elektronik

Pasi përdoruesi mbërrin tek seksioni formulari i aplikimit i nënshkruar elektronikisht, ka mundësinë te zgjedhë nënshkrim elektronik me ane te USB nga AKSHI(PKI) ose nëpërmjet nënshkrimit me Aleat me kartë identiteti.

Figura 1: Nënshkrimi me USB te AKSHIT(PKI).

Ne rastin e nënshkrimit me PKI aplikanti ngarkon dokumentin dhe klikon butonin “Dërgo”. Aplikimi dërgohet ne backend dhe përdoruesi njoftohet me email për dërgimin e aplikimit. Ne rastin e nënshkrimit me Aleat aplikanti pasi konsultohet tek faqja e Aleat ne lidhje me procedurat e nevojshme për kryerjen e kësaj procedure klikon butonin “Dërgo”. Në këtë moment aplikanti ridrejtohet tek faqja e Aleat së bashku me formularin e aplikimit. 

Figura 2: Nënshkrimi me ane te Aleat

Pasi konsulton formularin aplikanti bie dakord me rregullat e vendosura nga Aleat dhe klikon “Pranoj te nënshkruaj”. Ne këtë moment aplikantit i shfaqet mundësia e vendosjes se kodit pin te kartës ID. Pasi vendos pinin dhe klikon butonin “OK”, kryhen te gjitha verifikimet e nevojshme dhe aplikantit i kthehet përgjigja qe formulari u nënshkrua me sukses.

Figura 3: Ri drejtimi tek faqja e aleat së bashku me formularin e panënshkruar.

Figura 4: Vendosja e kodit pin

Figura 5: Pritja per pergjigjen

Ne rast se nënshkrimi realizohet me sukses aplikanti ridrejtohet drejt aplikimit ne eAlbania.

Figura 6: Nënshkrimi realizohet me sukses

Ne këtë moment aplikanti ridrejtohet tek e-Albania ku edhe njoftohet për nënshkrimin me sukses te formularit. Ne këtë moment aplikanti dërgon drejt backend aplikimin.

Burimi: Ministria e Zhvillimit Urban