Njoftim për shtimin e shërbimit “Leje për strukturë shërbimi në stacionet e plazhit” në portalin e-Ablania

 

 

Në zbatim të shkresës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit nr.189 prot. date 21.02.2022, të gjitha subjektet që disponojnë një kontratë për përdorimin e hapësirës së plazhit të përfituar sipas pikës 7 te nenit nr.14 te VKM 171/ 2019, kanë të drejtë të aplikojnë drejtpërsëdrejti pranë Këshillit Kombëtar të Territorit(KKT), nëpërmjet sistemit e-Leje brenda datës 25.03.2022

Emertimi i aplikimit: “Leje për strukturë shërbimi në stacionet e plazhit”.

Dokumentacioni i detyrueshem per aplikim:

1. Formulari i aplikimit që gjenerohet nga sistemi në momentin kur behet aplikimi.
2. Autorizim nga zhvilluesi për aplikantin (kur aplikanti nuk është zhvilluesi i projektit).
3. Harta ku paraqitet plani i vendosjes së strukturës dhe parametrat urbanë si dhe pikat e lidhjes me OSHEE dhe Ujësjellës Kanalizime.
4. Preventivi i realizimit të punimeve i hartuar sipas akteve ligjore në fuqi.
5. Grafiku i punimeve.
6. Projekti arkitektonik, shoqëruar me relacionin përkatës + licenca profesionale e projektuesit + deklaratë e përgjegjësisë profesionale të projektuesit.
7. Projekti konstruktiv, shoqëruar me relacionin përkatës + licenca profesionale e projektuesit + deklaratë e përgjegjësisë profesionale të projektuesit.
8. Projekti i mbrojtjes nga zjarri, shoqëruar me relacionin përkatës + licenca profesionale e projektuesit + deklaratë e përgjegjësisë profesionale të projektuesit.
9. Miratimin nga GTSHA

Shenim: Ky sherbim eshte i vlefshem edhe për rastet e beach-bareve me strukture te lehte, për te cilat projekti nenkupton vizatime teknike te dimensionuara.