Struktura e Institucionit

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AGJENCISË

1. Agjencia drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e saj dhe përgjigjet para Kryeministrit.

2. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra me urdhër të Kryeministrit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, i cili është, njëkohësisht, drejtor i një drejtorie, emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm.

3. Funksionimi i brendshëm i Agjencisë bëhet sipas rregullores përkatëse, të miratuar me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të saj.

4. Numri i punonjësve të Agjencisë të jetë, gjithsej, 43 veta. Struktura dhe organika e Agjencisë miratohet me urdhër të Kryeministrit.

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT E AGJENCISË

1. Agjencia kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit. Në këtë kuadër, Agjencia ka përgjegjësi për të:

a) pranuar dokumentacionin për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit;

b) organizuar mbledhjet e KKT-së;

c) përgatitur dhe administruar dokumentacionin që shqyrtohet në to. Agjencia ka kompetencë dhe përgjegjësi për të organizuar, drejtuar dhe bashkërenduar procesin me autoritetet e tjera përgjegjëse, në nivel qendror dhe/ose vendor, me qëllim përgatitjen për shqyrtim dhe miratim të dokumenteve në kompetencë të KKT-së, sipas parimit të shërbimit me një ndalesë;

ç) bashkëpunuar me njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet e tjera përgjegjëse për çështje të planifikimit dhe të zhvillimit të territorit, që janë në kompetencë të KKT-së;

d) kryer komunikimin me palë të treta, për llogari të KKT-së;

dh) komunikuar, për të shpërndarë dhe për të botuar, në sistemin elektronik të lejeve, vendimet dhe dokumentet e miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit;

e) vënë në zbatim vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe për të monitoruar zbatimin e tyre nga njësitë e qeverisjes vendore e institucionet e tjera përgjegjëse;

ë) kryer monitorimin e zhvillimeve në territor, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, për të përgatitur raportin përkatës dhe për të informuar Këshillin Kombëtar të Territorit e autoritetet e tjera që kanë përgjegjësi në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit;

f) ofruar mbështetje ndaj njësive të qeverisjes vendore në proceset e tyre të zbatimit të instrumenteve të drejtimit të zhvillimit, sipas legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

g) përfaqësuar Këshillin Kombëtar të Territorit, në të gjitha çështjet objekt shqyrtimi gjyqësor, që kanë lidhje me vendimet e miratuara dhe procedurat e kryera nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

2. Agjencia siguron që dokumentet e kontrollit të zhvillimit, në nivel qendror e vendor, të jenë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe me dokumentet e miratuara të planifikimit në çdo nivel.

Nr.PozicioniNumri
1Drejtor i Përgjithshëm1
 Sekretare1
2Drejtoria për Monitorimin e Zhvillimeve në Territor6
 Drejtor1
2.1Sektori i Monitorimit2
 Specialist2
2.2Sektori i Certifikatës së Përdorimit3
 Përgjegjës1
 Specialist2
3Drejtoria për Zhvillimet në Territor8
 Drejtor1
3.1Sektori i Sekretarisë së  KKT-së4
 Përgjegjës1
 Specialist3
3.2Sektori i  Zhvillimit të Territorit3
 Përgjegjës1
 Specialist2
4Drejtoria e GIS6
 Drejtor1
4.1Sektori i GIS3
 Përgjegjës1
 Specialist2
4.2Sektori i Administrimit të Informacionit Hartografik2
 Specialist2
5Drejtoria e Asistencës së NJ.Q.V.-ve5
 Drejtor1
 Specialist4
6Drejtoria e Financës & Shërbimeve Mbështetëse10
 Drejtor1
6.1Sektori Financës3
 Përgjegjës1
 Specialist2
6.2Sektori i Shërbimeve Mbështetëse6
 Përgjegjës1
 Specialist arkive1
 Specialist protokoll1
 Magazinier1
 Shofer1
 Pastruese1
7Drejtoria e Juridike6
 Drejtor1
7.1Sektori i Legjislacionit3
 Përgjegjës1
 Specialist2
7.2Sektori i Asistencës Juridike2
 Specialist2
   43