Drejtoria Juridike

I.Misioni i Drejtorisë Juridike

Misioni i Drejtorisë Juridike është të rregullojë dhe të kryejë të gjithë veprimtarinë juridike dhe legjislative në përputhje me dispozitat në fuqi, të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, si dhe përmirësimin e kuadrit ligjor përkatës. Çështje parësore është përmirësimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor sektorial nëpërmjet MZHU-së për Këshillin e Ministrave.

Çdo ndryshim në aktet nënligjore dhe në legjislacion duhet të jetë në përputhje me parimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në harmoni me qasjen e BE-së në fushën e zhvillimit të territorit.

Qëllimi i përgjithshëm i Drejtorisë Juridike është mbështetja ligjore e gjithë veprimtarisë dhe aktivitetit të AZHT-së, në përputhje me programin e MZHU-së si dhe hartimi e përafrimi i legjislacionit, duke kryer studime krahasuese të legjislacionit shqiptar, në fushën e zhvillimit të territorit, për të propozuar plotësimin, përmirësimin, ndryshimin me qëllim harmonizimin dhe përsosjen e këtij legjislacioni sipas rekomandimeve.

Hartimi dhe zbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore që lidhen me veprimtaritë e ngarkuara me ligj për AZHT-në dhe ofrimin e shërbimeve ligjore që nevojiten për mbrojtjen e interesave të AZHT-së. Gjithashtu nga ana e Drejtorisë Juridike duhet të kryhet kontrolli i zbatimit me përpikmëri të kuadrit ligjor sektorial të zhvillimit të territorit, si dhe dhënia e mendimit të specializuar juridik për çdo çështje ligjore.

II.Detyrat kryesore

a.      Harton dhe drejton programin e përgatitjes së materialeve të nevojshme dhe akteve ligjore e nënligjore, për realizimin sa më me efikasitet të objektivave të AZHT-së;

b.      Ngre grupe pune për përgatitje projekt-ligjesh e projekt-aktesh nënligjore të fushës, si dhe jep oponenca dhe mendime të specializuara juridike apo që ndërthuren me fushën e kompetencës së AZHT-së;

c.       Asiston juridikisht  strukturat përbërësë të AZHT-së në interpretime të akteve ligjore gjatë punës së tyre të përditshme;

d.      Shqyrtimin juridik të dokumentacionit ligjor, pjesë përbërëse e materialeve që paraqiten për shqyrtim pranë KKT-së.

e.       Përpilon projekt vendimet e KKT-se pas shqyrtimit të dosjeve dhe marrjes së vendimit përfundimtar.

f.       Përfaqëson ligjërisht instituconin në organet kompetente, duke kryer të gjitha procedurat deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata.

g.      Harton shkresat që depozitohen në institucion për të cilat është e domosdoshme verifikimi,azhornimi dhe implementimi i kuadrit ligjor.

h.      Shqyrton dokumentaconin dhe harton shkresën përfundimtare për kontrollet e përputhshmërisë në bashkëpunim me Drejtorinë e GIS.

i.        Shqyrton dhe paraqet tek Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, si  edhe tek Drejtori i Përgjithshëm kërkesat e projekt buxhetit vjetor për drejtorinë, në përputhje me nevojat e shprehura nga sektorët përbërës të drejtorisë.

j.        Asiston juridikisht Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në drejtim të procedurave të prokurimeve publike.