Programi i Transparences

.

 


Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AZHT Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AZHT Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AZHT Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AZHT Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AZHT Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AZHT

    Mbështetur në Ligjin Nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, VKM Nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, e ndryshuar, si dhe VKM Nr. 725, datë 02.09.2015 “Për  mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”, e ndryshuar, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, në cilësinë e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit:

    • Përgatit dhe administron dokumentacionin që shqyrtohet Këshilli Kombëtar i Territorit, lidhur me kërkesat për Leje Zhvillimi dhe Leje Ndërtimi, miratimi i të cilave është kompetencë e KKT-së;
    • Lëshon Dokumentin e Lejes së Ndërtimit (pas miratimit të vendimit përkatës nga Këshilli Kombëtar i Territorit);
    • Lëshon Çertifikatën e Përdorimit për objektet, Leja e Ndërtimit të të cilave është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

     Aktualisht, Agjencia e Zhvillimit të Territorit kryen shërbimet e saj pa tarifë shërbimi.

    Sipas legjislacionit mbi planifikimin dhe zhvillimin e territorit, e gjithë procedura administrative për shqyrtimin e aplikimeve dhe miratimin e Lejeve të Zhvillimit/Ndërtimit, si dhe ndërveprimi mes pjesëmarrësve në proces (qofshin këta institucione shtetërore, apo subjekte private), kryhet on line, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, në portalin e-Albania.

    Për një informacion më të detajuar lidhur me këtë proces, drejtohuni në Rubrikën “E-leje”, të faqes tonë zyrtare.

    Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), është person juridik publik, buxhetor, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë dhe ushtron funksionet e Sekretaritati Teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, në zbatim të Ligjit Nr.107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, VKM-së Nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, dhe VKM-së Nr. 725, datë 02.09.2015 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”, i ndryshuar.

     

    Në këtë kontekst, në cdo rast që kërkohet (vecanërisht përsa i takon fushës së planifikimit dhe zhvillimit urban), Agjencia e Zhvillimit të Territorit jep mendimin e saj institucional në fazën paraprake të marrjes së mendimeve të institucioneve të interesuara, gjatë përgatitjes së draft/propozimeve të akteve ligjore/nënligjore, ashtu sikurse parashikon procedura administrative që duhet të ndiqet për hartimin, shqyrtimin dhe miratimin e këtyre projekt-akteve 

  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AZHT
  • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve
  • Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim
  • Procedura e ankimimit
  • Kërkesat dhe përgjigjet (të linkuara për AZHT që nuk kanë instaluar portalin Pyet Shtetin/Portali Pyet Shtetin i përditësuar me kërkesat    dhe përgjigjet

    Vendimet e miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, pas tetorit të vitit 2016 (periudhë në të cilën Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka filluar të ushtrojë funksionet e Sekretariatit Teknik të KKT-së), i gjeni të publikuara në Rubrikën “Vendime KKT”. 

    Ndërkohë, vendimet e Këshillit Kombëtar i Territorit, në të cilat parashikohen procedurat administrative që duhet të ndiqen për raste specifike, i gjeni të azhurnuara në Rublikën “Legjisacioni”, Nënrubrika “Planifikimi dhe Zhvillimi i Territorit”.

    Të gjitha informacionet për llojet e ndryshme të lejeve, i gjeni të publikuara në rubrikën "e-Leje”, në seksionet "Informacion për qytetarin", "Shërbimi Online", "Material për llojet e lejeve", "Informacion Shtese dhe Link-e". 

Programi i Transparencës për Agjencinë e Zhvillimit të Territorit publikohet bazuar në Nenin 7, të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Materiali i publikuar jep informacion sipas veprimtarisë funksionale të institucionit dhe përditësohet në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive. Në Programin e Transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, duke mbajtur gjithnjë në konsideratë interesin e publikut, si dhe mundësimin e aksesimit sa më të lehtë të informacionit. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AZHT duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AZHT.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AZHT duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.