I.Misioni i Drejtorisë
Sigurimi i zbatimit të rregullave të menaxhimit financiar, për të siguruar përdorimin sa më efiçent,efektiv dhe ekonomik të burimeve financiare publike dhe ato materiale, duke respektuar parimet e transparencës dhe të ligjshmërisë,shmangien e shpërdorimit,keqpërdorimit dhe vjedhjes së pasurisë si dhe sigurimi dhe mbarëvajtja e punës dhe zbatimi i politikave të institucionit për personelin.
II.Detyrat kryesore
- Administron vlerat financiare, materiale dhe arkivore të AZHT
- Mbikëqyr dhe kontrollon hartimin e projekt buxhetit të AZHT-së;
- Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e buxhetit të institucionit për shpenzimet dhe të ardhurat;
- Mbikëqyr dhe kontrollon përgatitjen e bilancit vjetor të AZHT-së;
- Bën kontrollin e kontabilizimeve të kryera në ditarin e arkës, bankës, shpenzimeve, të ardhurat e veprimeve të ndryshme dhe ditarin e magazinës;
- Mbikëqyr dhe kontrollon hartimin e pasqyrave financiare vjetore për AZHT-në
- Ndihmon për zbatimin e kërkesave të ligjit për Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë në të gjitha çështjet që lidhen me punësimin e personelit, si dhe zbaton politikën e zhvillimit dhe ristrukturimit të personelit të AZHT-së;
- Administrimi i dosjeve personale të punës së personelit të AZHT-së,në përputhje me legjislacionin në fuqi;