Plani i Përgjithshëm Kombëtar do të orientojë përdorimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve dhe potencialeve të Shqipërisë. Brenda këtij kuadri do të ketë një vëmendje të veçantë për rivlerësimin e aseteve të trashëgimisë kulturore dhe të burimeve natyrore.
Qëllimi i hartimit të një Plani të Përgjithshëm Kombëtar konsiston në krijimin e platformës drejtuese dhe të garancisë ligjore të nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm urban, ekonomik, social e mjedisor në territor.
Qëllimet specifike strategjike që synon të përmbushë Plani i Përgjithshëm Kombëtar, bazuar edhe në parimet e Ligjit të PT-së, janë:
- të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit, nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore,
- të vlerësojë potencialin aktual e perspektiv për zhvillim të territorit në nivel kombëtar e vendor, në bazë të balancimit të burimeve natyrore, të nevojave ekonomike e njerëzore dhe
- interesave publike e private,
- të nxisë veprimet e duhura për mbrojtjen, restaurimin dhe rritjen e cilësisë së trashëgimisë natyrore e kulturore dhe për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike dhe të peizazhit,
- të mundësojë të drejtën e përdorimit e të zhvillimit të pronës, në përputhje me interesat e shoqërisë, instrumentet planifikuese dhe legjislacionin,
- të krijojë kushte të përshtatshme e të drejta dhe shanse të barabarta për banim, veprimtari ekonomike e sociale për të gjitha kategoritë sociale, kohezion ekonomik e social dhe gëzim të të drejtave të pronësisë,
- të sigurojë që autoritetet kombëtare e vendore të planifikimit, të hartojnë e të përditësojnë rregullisht instrumente të planifikimit, sipas kërkesave te tregut dhe nevojave sociale,
- të sigurojë që autoritetet e planifikimit të bashkërendojnë veprimtaritë e tyre për të nxitur planifikimin e harmonizuar e të integruar të territorit,
- të garantojë, sipas legjislacionit për ndërtimin, zbatimin e rregullave të sigurisë së ndërtimeve dhe të punimeve të ndërtimit për jetën dhe shëndetin e njerëzve
DOKUMENTAT BASHKANGJITUR
Draft_Plani_Pergjithshem_Kombetar
Vlerësimi_Strategjik_Mjedisor_për_Planin_e_Pergjithshem_Kombetar
PPK_Harta_e_Zonave_me_Rendesi_Kombetare_ne_Planifikim
PPK_Harta_e_Sistemit_Urban,Natyror
PPK_Harta_e_Sistemit_Infrastrukturor_Transporti,Energjia_dhe_Industria
PPK_Harta_e_Sistemit_Bujqesor,Ujor