I.Misioni i Drejtorisë GIS
Qëllimi i Punës i Drejtorisë së GIS është të zbatojë detyrat institucionale që i caktohen nga drejtori i përgjithshëm i AZHT-së në lidhje me: (i) Kontrollin e aplikimeve për Leje Zhvillimi/Ndërtimi të cilat vijnë nga sistemi online e-Leje nga 61 Bashkitë dhe aplikimeve për Leje Zhvillimi/Ndërtimi të cilat kërkojnë miratim nga Këshilli Kombëtar i Territorit, nëse janë në përputhje të plotë me Ligjin e planivikimit dhe akteve në zbatim të tij si dhe me legjislacionin sectorial I cili preket apo impaktohet nga zhvillimet e reja në territor; (ii) Krijimin dhe menaxhimin e database-it të Sistemit GIS për Zhvillimin e Territorit, (iii) botimin në Regjistrin e Integruar të Territorit të Vendimeve dhe akteve te cilat miraton Këshillit Kombëtar të Territorit si dhe (iv) publikimin, dhënien e informacionit dhe të dhënave statistikore për zhvillimet në territorin e Shqipërisë siç përshkruhet nga Ligji nr. 107/2014datë 31.7.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe nga VKM Nr. 725, datë 2.9.2015 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të agjencisë së zhvillimit të territorit”
II. Detyrat kryesore
Detyrat e caktuara për Drejtorinë e GIS janë si më poshtë:
1. Administron proçeset e punës në lidhje me kontrollin e përputhshmerisë ligjore dhe teknike të aplikimeve për Leje Ndërtimi/Zhvillimi si dhe proçeset e punës të përcaktuara nga kuadri ligjor sektorial në portalin e-Leje;
2. Krijon, përditëson dhe mirëmban sistemin GIS për zhvillimin e territorit në Shqipëri;
3. Siguron që sistemi i kompjuterëve dhe i të dhenave të jetë në gjendje të mirë pune dhe me efikasitet të lartë në AZHT si dhe të vërë në punë dhe të mirmbajë faqen zyrtare të Web-it të AZHT-së;
4. Bën kërkime, krijon, mban dhe boton informacione në lidhje me standartet e të dhënave gjeohapsinore bazuar në Ligj Nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve në zbatim të tij, si dhe të dhënave statistikore për zhvillimin e territorit në Shqipëri te cilat i boton ne Regjistrin e Integruar te Territorit si dhe në faqen zyrtare te AZHT-së, ne menyre informimin e autoriteteve të planifikimit, të interesuarve dhe publikut në përgjithësi.