I.Misioni i Drejtorisë Juridike
Misioni i Drejtorisë Juridike është të rregullojë dhe të kryejë të gjithë veprimtarinë juridike dhe legjislative në përputhje me dispozitat në fuqi, të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, si dhe përmirësimin e kuadrit ligjor përkatës. Çështje parësore është përmirësimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor sektorial nëpërmjet MZHU-së për Këshillin e Ministrave.
Çdo ndryshim në aktet nënligjore dhe në legjislacion duhet të jetë në përputhje me parimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në harmoni me qasjen e BE-së në fushën e zhvillimit të territorit.
Qëllimi i përgjithshëm i Drejtorisë Juridike është mbështetja ligjore e gjithë veprimtarisë dhe aktivitetit të AZHT-së, në përputhje me programin e MZHU-së si dhe hartimi e përafrimi i legjislacionit, duke kryer studime krahasuese të legjislacionit shqiptar, në fushën e zhvillimit të territorit, për të propozuar plotësimin, përmirësimin, ndryshimin me qëllim harmonizimin dhe përsosjen e këtij legjislacioni sipas rekomandimeve.