I. Misioni i drejtorisë për monitorimin e zhvillimit në territor
Të sigurojë zbatimin e kërkesave ligjore për monitorimin e zhvillimeve në territor dhe ndjekjen e procedurave për pajisjen e subjekteve me çertifikatë përdorimi për lejet e miratuara nga KKT-ja, si dokument zyrtar i përfundimit të punimeve në përputhje me legjislacionin për disiplinimin e punimeve në ndërtim.
II. Detyrat kryesore
1. Monitorimin e zbatimit te vendimeve te KKT-së dhe Lejeve të Ndërtimit në përputhje me VKM-në Nr. 725 datë 02.09.2015 “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”, në bashkëpunim me IKMT-në dhe IMT-në, të cilat do të kryejnë kontrollin e territorit dhe zbatimin e ligjshmërisë e të standarteve teknike në fushën e zhvillimit të territorit, si dhe me Njësitë të Qeverisjes Vendore
2. Përgatitjen e materialit për vënie në dispozicion të ZVRPP-së te vendimeve të KKT-së
3. Përgatitja e raportit të vlerësimit
4. Lëshimin e certifikatës së përdorimit për lejet e ndërtimit, e kryer në përfundim të shqyrtimit të dokumentacionit tekniko_ligjornjë procesi të bashkërenduar të kontrollit të përputhshmërisë së ndërtimit mes autoriteteve qendrore të përfshira, sipas fushës së kompetencës, dhe autoritetit vendor përgjegjës për kontrollin e punimeve të ndërtimit në territorin administrativ ku kryhet zhvillimi.