I.Misioni i Drejtorisë së Zhvillimit të Territorit
Misioni i Drejtorisë së Zhvillimit të Territorit është të kryejë pranimin e dokumentacionit për aplikimet që shqyrtohen pranë Këshillit Kombëtar të Territorit në përputhje me dispozitat në fuqi, të organizojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe në vijim të saj të ndjek të gjithë procedurën e aplikimet deri në pajisjen e tij me dokumentin e Leje së Zhvillimit dhe/ose Lejes së Ndërtimit.
Qëllimi i punës i Drejtorisë së Zhvillimit të Territorit është të zbatojë detyrat e caktuara për AZHT-në në lidhje me: (i) zhvillimin e territorit dhe (ii) kryerjen e rolit të Sekretariatit të KKT-së sipas përcaktimeve të Ligjit Nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, dhe të VKM-së Nr. 725, datë 02.09.2015, “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”.
II.Detyrat kryesore
- Zbatimin e politikave kombëtare dhe vendore territoriale në fushën e zhvillimit të territorit në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionin në fuqi;
- Promovimin e një strukture koherente për një zhvillim të qëndrueshëm të territorit;
- Sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të territorit nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe burimeve natyrore Vendosjen e një koordinimi horizontal dhe vertikal ndërmjet autoriteteve kombëtare e vendore dhe grupeve të interesit për të siguruar bashkërendimin e duhur ndërmjet kontrollit të zhvillimit të territorit;
- Mbështetjen për vendimmarrjen dhe funksionimin e KKT-së.