Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) si Sekretariat i Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), kryen kontrollin e zhvillimit në territor nëse kërkesat për zhvillime të reja, nuk ndërhyjne apo dëmtojne zonat e rëndësisë kombëtare si: zonat e mbrojtura, monumentet e kulturës, trashëgiminë kulturore apo rrjetet e infrastrukturës të përcaktuara si të tilla ne ligjin Nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, si dhe zbatimin e kritereve të zhvillimit ne këto zona sipas VKM nr. 408 datë 13.5.2015 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT” ,dhe Vendimet e KKT-se.
Për ti ardhur në ndihmë publikut AZHT, mundëson “Hartën interaktive të faktorëve kufizues të zhvillimeve të reja në territor”, në të cilën janë pasqyruar të gjithë faktorët kufizues për zhvillimet e reja në territorin e Shqipërisë të përmendura më lart.
Me anë të kësaj harte, publiku njihet me zonat më të përshtashme ku mund të kryhen këto zhvillime. Duke vizatuar mbi harte zonen e interesit ku kerkon te kryeje zhvillimin e ri me ane te tipologjive te ndryshme si pike, linje apo poligon, aplikacioni do te selektoje elementet qe mund te preken nga zhvillimi i ri ne te cilat zhvillimi mund te jete i ndaluar ose me kufizime, bazuar ne legjislacionin sektorial. Publiku mund te kryeje edhe analiza te thjeshta hapsinore duke percaktuar zonen me te pershtateshme per zhvillim.
Klikoni mbi hartë për të aksesuar aplikacionin