Material per llojet e lejeve

Material per Llojet e Lejeve

Ky shërbim elektronik ofron mundësinë e aplikimit online për leje ndërtimi nëpërmjet portalit e-Albania për llojet e mëposhtme të lejeve:


• Aplikim për lëshimin e një leje zhvillimi:
– Për instruksione mbi aplikimin për leje zhvillimi për vendimmarrjen e të cilave është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit klikoni këtu;
– Për instruksione mbi aplikimin për leje zhvillimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;
• Aplikim për lëshimin e një leje ndërtimi sipas kategorisë duke përfshirë leje për një ndërtim të ri, prishje ndërtimi apo shtesë në ndërtimin ekzistues:
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për leje ndërtimi për ndërtime të reja apo shtesa, me sipërfaqe të përgjithshme deri në 250 m2 pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për leje ndërtimi për vendimmarrjen e të cilave është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për leje ndërtimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për t’u pajisur me leje për prishje ndërtimi pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;
• Kërkesë për lëshimin e deklaratës paraprake për kryerje punimesh (Për më tepër instruksione klikoni këtu);
• Kërkesë për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit:
– Për më tepër instruksione mbi kërkesën për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit në Këshillin Kombëtar të Territorit klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi kërkesën për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu;
• Aplikim për lëshimin e lejes për rishikimin e kushteve të lejes së ndërtimit (Për më tepër instruksione klikoni këtu);
• Aplikim për lëshimin e lejes për ndryshimin e aktiviteteve dhe/ose funksioneve të njësisë individuale (Për më tepër instruksione klikoni këtu);
• Kërkesë për lëshimin e certifikatës së përdorimit (Për më tepër instruksione klikoni këtu);
• Aplikim për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit:
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit në Këshillin Kombëtar të Territorit klikoni këtu;
– Për më tepër instruksione mbi aplikimin për ndryshimin e subjektit të lejes së ndërtimit pranë Njësive të Qeverisjes Vendore klikoni këtu.

Për çdo fazë në të cilën do të kalojë aplikimi, ju do të njoftoheni automatikisht me anë e-mail-it, si dhe do të mund të shihni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet shërbimit te gjurmueshmërisë.

Për të aplikuar për nënshkrim elektronik duhet të ndiqen këto hapa:

• Kërkesë nga personi i cili kërkon të pajiset me nënshkrim elektronik drejtuar AKSHI-t (të specifikohet që ky nënshkrim do të përdoret në kuadër të përdorimit në sistemin elektronik të Lejeve të Ndërtimit)
• Plotësimi i formularit të aplikimit (formulari mund të shkarkohet më poshtë) 
• Fotokopje e Kartës së identitetit (ID Card)

Për pyetje lidhur me nënshkrimin elektronik, mund të kontaktoni me e-mail në pki@akshi.gov.al
Për paqartësi lidhur me aplikimin në sistemin e e-lejeve, mund të kontaktoni me e-mail në eleje@zhvillimiurban.gov.al

Dokumentacioni i nevojshëm
-Lista e dokumenteve shoqëruese ndryshon në varësi lejes që aplikohet

Kujdes:
-Dokumentacioni shoqërues duhet të jetë në format PDF ose DWG

Hapat e procedurës
-Ju duhet të jeni të loguar në portalin e-Albania paraprakisht
-Ndiqni hapat e aplikimit

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Më shumë
Nga e hëna në të enjte 8.00 – 16.30, ditën e premte 8.00 – 14.00

Kontakti

Adresa

Rr. Themistokli Germenji, Pallati Frasheri, Kati 2 Tirane 1001

email: info@azht.gov.al

-> Formular Aplikimi per Certifikate Elektronike

 


Dokumentet bashkangjitur


Aplikimi per deklarate paraprake per kryerje punimesh


Aplikimi per leje ndertimi per ndertime te reja apo shtesa me siperfaqe te pergjithshme deri ne 250m2 prane Njesive te Qeverisjes Vendore


Aplikimi per leje ndertimi per vendimmarjen e te cilave eshte pergjegjes Keshilli Kombetar i Territorit


Aplikimi per leje ndertimi prane Njesive te Qeverisjes Vendore


Aplikimi per leje zhvillimi per vendimmarjen e te cilave eshte pergjegjes Keshilli Kombetar i Territorit


Aplikimi per leje Zhvillimi prane Njesive te Qeverisjes Vendore


Aplikimi per tu pajisur me certifikate perdorimi


Aplikimi per tu pajisur me leje per ndryshimin e subjektit te lejes se ndertimit azht


Aplikimi per tu pajisur me leje per ndryshimin e subjektit te lejes se ndertimit njqv


Aplikimi per tu pajisur me leje per rishikimin e kushteve te lejes se ndertimit azht



Aplikimi per tu pajisur me leje per shtyrje te afatit te lejes se ndertimit azht