Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), ka si mision të veprimtarisë të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit; të vlerësojë dhe studiojë nga ana gjeografike potencialin aktual e perspektiv për zhvillimin e territorit në nivel kombëtar e vendor; të nxitë veprimet e duhura për mbrojtjen, restaurimin dhe rritjen e cilësisë së trashëgimisë natyrore e kulturore; të mundësojë të drejtën e përdorimit e të zhvillimit të pronës; të krijojë kushte të përshtatshme e të drejta dhe shanse të barabarta për banim, të sigurojë që autoritetet kombëtare e vendore të planifikimit të hartojnë e të përditësojnë rregullisht dokumentet e planifikimit; të sigurojë që autoritetet e planifikimit të bashkërendojnë veprimtaritë e tyre planifikuese për të nxitur planifikimin e harmonizuar e të integruar të territorit të ofrojë shërbime publike nëpërmjet aprovimit të lejeve të zhvillimit si p,sh leje ndërtimi, leje zhvillimi, leje rikonstruksioni, leje rinovimi ndërtimi etj ku nëpërmjet portalin e-Leje, plotëson kërkesat e aplikantëve që aplikojnë për marrjen e tyre. Për realizimin e këtij shërbimi AZHT-ja merr parasysh standardet më të larta të performancës lidhur me menaxhimin e Cilësisë.
AZHT-ja është e përkushtuar në sigurimin e një shërbimi cilësor, në mënyrë të ndershme dhe etike, duke zbatuar qasjen me/në qendër klientin përmes portalit e-Leje, bazuar në afatet e kërkuara të dhënies së shërbimit efektiv si dhe asistimin e saj në qëndrat e Qeverisjes Qëndrore Vendore si organe të kontaktit të drejpërdrejtë me klientin nëpërmjet monitorimit të performancës gjithnjë në rritje, përmes një sistemi modern dhe efektiv të menaxhimit të Cilësisë.
AZHT-ja zhvillon biznesin e saj në mënyrë profesionale, me integritet dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Reputacioni ynë për të vepruar në mënyrë të ndershme ndërtohet mbi vlerat tona si organizatë dhe vlerat e punonjësve tanë.
Angazhimi ynë është të:
- Veprojmë në përputhje me legjislacionin që lidhet me cilësinë e shërbimeve të ofruara, si dhe me rregulloret, kodet e praktikat më të mira të sektorëve respektivë;
- Implementojmë, mirëmbajmë dhe vazhdimisht përmirësojmë Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë (SMC), në pajtueshmëri me kërkesat e ISO 9001:2015, nëpërmjet vlerësimeve, auditimeve të brendshme, rishikimeve të menaxhimit;
- Identifikojmë, vlerësojmë dhe kontrollojmë të gjithë rreziqet e lidhura me Cilësinë, përmes planeve të përshtatshëm me qëllim eliminimin / zvogëlimin e ndikimeve që rrjedhin prej tyre;
- Vendosim dhe rishikojmë periodikisht objektivat dhe synimet për të siguruar përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të menaxhimit të cilësisë;
- Promovojmë dhe zhvillojmë një kulturë pozitive të cilësisë dhe sigurisë në organizatë. Komunikojmë me të gjithë punonjësit dhe gjithashtu zbatojmë së bashku këtë politikë si dhe objektivat e synimet e lidhura me të. Ofrojmë trajnime dhe mbështetjen e duhur dhe i nxisim të gjithë, të marrin pjesë në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së sistemit të integruar të menaxhimit;
- Promovojmë ndërgjegjësimin lidhur me Cilësinë, për furnizuesit, klientët dhe palët tona të interesuara. Bëjmë transparente këtë politikë përmes faqes tonë të internetit si dhe promovimit në mjediset tona të punës. E komunikojmë atë për furnizuesit dhe klientët, për të rritur ndërgjegjësimin për Cilësinë . dhe për të inkurajuar zbatimin e praktikave të mira të punës në operacionet e tyre;
- Sigurojmë burimet e nevojshme për implementimin e kësaj Politike.
Kjo politikë zbatohet për menaxhimin e AZHT-së, anëtarët e bordit dhe personelin, të punësuar ose që veprojnë në emër të AZHT-së (përfshirë auditorët, furnizuesit, etj.). Kjo politikë shtrihet në të gjitha operacionet e AZHT-së, duke përfshirë operacionet e kryera nga çdo zyrë, zyrë rajonale dhe zyrë vendore në lidhje me shërbimet e ofruara.